A ardhmja e Neymar duket larg PSG-së dhe me shumë mundësi braziliani do largohet nga Franca në këtë merkato vere.
Pikërisht në momentin kur zërat për transferimin e Neymar te Real Madrid sa vjen dhe forcohen vjen dyshimi i radhës.
Është sulmuesi i Realit, Karim Benzema, ai që jep sinjalin e fortë mbi rikthimin e brazilianit në La Liga të Spanjës.
Bomberi i Real Madrid, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka shtuar aludimet e spekulimet mbi transferimin e Neymar te “Los Blancos”.
Ka mjaftuar një foto e francezit me yllin brazilian të PSG të përqafuar, për të ngjallur sërish ëndrrat e tifozëve madrilenë, për një tjetër përforcim madhor në këtë merkato vere, pas blerjes së Eden Hazard nga Chelsea.
Të shohim si do rrjedhin ngjarjet në vazhdim...