Ish-mentori politik i Ramës: Rilindja organizatë kriminale, kontrollon prokurorinë dhe gjykatat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.06.2019, 01:02

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS-së, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokëdhima, komentoi përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ndërsa theksoi se Rilindja nuk i ka blerë votat vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.

Sipas tij, Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet.

Deklarata e Kokëdhimës:

Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërisë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë. Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”.

Koço Kokëdhima, dikur mentori i Edi Ramës, ka deklaruar gjithashtu se Rama, është një manjak për pushtet dhe pasuri.

Kokëdhima shtoi më tej se:

Edi Rama është një manjak për pushtet dhe pasuri. Nuk kam pikë dyshimi për këtë gjë. Kam shumë informacion se cfarë ndodh në këtë vend. Edi Rama ëshë manjak për pushtet dhe para. Ai sot vërtet i ka akumuluar të gjithë pushtete, por është i vdekur, është moralisht dhe politikisht i mbaruar”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit