Ndërkohë që situata në Shkodër është tensionuar, njoftohet se kryeministri Rama ka shtyrë takimin elektoral që ishte planifikuar për në orën 19:00.
Raportohet se prezantimi i kandidatit të PS-së për Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri, është shtyrë për në orën 19:45.
Ndërkohë situata aktuale në Shkodër vazhdon të jetë e tensionuar ndërsa polica ka hedhur gaz lotsjellës tek protestuesit.
Nga pamjet e transmetuara direkt nga mediat, duken qytetarë të ndryshëm të lënduar ose në gjendje jo të mirë shëndetësore.