Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar edhe ditën e sotme me fushatën e tij elektorale.
Veliaj prej ditësh e ka kthyer fushatën e tij në një sulm ndaj demokratëve. Në çdo fjalim të tij nuk lë pa i përmendur, duke bërë gjithmonë krahasim.
Kjo tregon se nuk ka shumë për të reklamuar nga punët e tij, duke qenë se kryefjala e Tiranës në drejtimin e tij kanë qenë kullat.
Gjatë ditës së sotme, Veliaj ka kaluar në ofendime direkte ndaj demokratëve. Ai tha se ndjekësit dhe personat që duan Sali Berishën, janë "homo-debilus", pra me pak fjalë debilë.
Ndërkohë Veliaj veten e quan "homo-sapiens". Më tej gjatë fjalimit të tij ai ka shtuar, se axhendën e Shqipërisë nuk mund të bëjnë "homo-debilus".
Veliaj tha: