Ashtu si në çdo qytet tjetër, edhe në Shkodër kryeministri Edi Rama është pritur me protesta.
Simpatizantët e PD kanë bllokuar kryqëzimin e Dajçit. Si pasojë, Rama ka devijuar rrugën.
Sipas të dhënave, mësohet se kryeministri ka kaluar nga Zadrima.
Ndërkohë policia dhe protestuesit janë larguar nga kryqëzimi.
Pritej që në Shkodër të ishte situata e tensionuar, për shkak se kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, nuk i dha leje Ramës për të zhvilluar mitingun në pedonale, duke e konsideruar të jashtëligjshëm.
Ndërsa Rama më herë gjatë ditës së sotme deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se PD mund të jetë duke përgatitur përsëritjen e masakrës së dy prillit.