Mbrëmjen e djeshme ish-deputeti i PD, Fatbardh Spahia, u arrestua teksa po shkonte në emisionin Opinion.
Më herët ai ishte shpallur në kërkim për trazirat në KZAZ-në e Shkodrës. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti.
Ky i fundit shkruan se Spahia është djali i një mikut të tij të viteve 90′, i cili u arrestua në valën e protestave kundër korrupsionit qeveritar.
Më tej Foresti ka shkruar se ish-deputeti demokrat ishte i pranishëm në prezantimin e librit të tij për trazirat e 97′, më 14 qershor.
Ndër të tjera ai shton se viti i mbrapshtë 1997 pas më shumë se 20 vitesh.
Foresti shkruan gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për krizën institucionale, që ka kapluar Shqipërinë në muajt e fundit.