Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë sot Shkodrën, ku do të prezantojë kandidatin socialist Valdrin Pjetri.
Ashtu si në çdo qytet tjetër, edhe në Shkodër Rama po pritet me protesta.
Sipmatizantë të PD, kanë bllokuar kryqëzimin e Dajçit në rrugën Lezhë-Shkodër.
Ata kanë bërë thirrje për largimin e Ramës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po mundohen që të hapin rrugën.
Kujtojmë këtu se Rama nuk e ka marrë lejen nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për të zhvilluar takimin elektoral.