Ditën e sotme Rama pritet të shkojë në Shkodër, në kuadër të ndalesës së radhës së turit elektoral.
Në Shkodër Rama pritet që të prezantojë kandidatin socialist, Valdrin Pjetri.
Ndërkohë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka refuzuar Ramës lejen për pedonalen.
Nga ana tjetër kryeministri nga foltorja e Kuvendit, nuk nguroi që të kujtonte masakrën e 2 prillit, duke thënë se demokratët mund të kenë përgatitur një skenar të ngjashëm.
Nisur nga kjo klimë e tensionuar, në Shkodër janë shtuar masat e sigurisë. Në rrugët e Shkodrës aktualisht janë duke qarkulluar makina të shumta të FNSH-së të blinduara.
Kujtojmë këtu se vetëm dy ditë më parë, në KZAZ-në e Shkodrës u regjistrua një përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe policisë, e cila përfundoi me djegien e materialeve zgjedhore në një nga klasat e shkollës "Shejnaze Juka".