Hajdari kërcënon Metën nga foltorja: Nëse shpërndan Parlamentin t’i thotë burgut hapu

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.06.2019, 14:49

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka ashpërsuar tonet nga foltorja e Kuvendit.

Ajo e mori fjalën në momentin që po diskutohej neni, që kush prish zgjedhjet t'i ndalohet dalja nga Shqipëria për 5-10 vjet.

Hajdari i ka thënë socialistëve , që të reflektojnë në lidhje me këtë nen, pasi është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Më tej Hajdari ka kërcënuar presidentin Ilir Meta, se nëse do të shpërndajë parlamentin e pret burgu, pasi është një shkelje e rëndë e kushtetutës.

Sipas saj, presidenti nuk e ka këtë kompetencë. Ndër të tjera ajo ka shtuar, se kushtetuta i parashikon qartë, rastet kur duhet të shpërndahet parlamenti.

Pjesë nga deklarata e Hajdarit

Për sa i përket, dua të prek pak edhe sa i përket kodit penal. Fakti se në kodin penal është shtuar një nen, u tha më parë nga ëëë zoti Balla por dhe nga të tjerë por edhe nga kryeministri që do të na jepet kohë pikërisht për të shqyrtuar këtë nen. Uroji që ta, ta kemi këto kohë sepse vërtetë mendoi që ky nen që është shtuar ëëë nga deputeti Ervin Bushati mos gaboji, neni 43 pika nji tregon qartë që ky nen ka përsipër merr përsipër që të ndalojë qytetarët shqiptarë të udhëtojnë jashtë nga 5 deri në 10 vite nëse ato ëë mundohen të ëëë të prishin pra zgjedhjet. Ju kujtoj të dashur, ju kujtoj të dashur deputetë që kodi penal parashikon nen të posaçëm për njerëzit që bëjnë të tilla aktesh. Pra kemi një dënim dhe nuk na duhet një dënim shtesë që rrit akoma presionin. Pra unë e cilësoi këtë nen po ashtu si ajo rezolutë që erdhi këtu para 1 jave e cila ngriti presionin, dhe në fakt e i hodhi benzin zjarrit nuk solli apsolutisht asnjë lloji rezultati, nëse ju mendoni vërtetë që ky parlament do shkarkohet, do do do shpërndahet prej presidentit atëherë presidenti nëse e bën këtë gjë ti thotë burgut hapu, sepse është një shkelje e rëndë e kushtetutës. Ai nuk e ka, nuk e ka kopetencë, nuk e ka për kopetencë të shpërndajë parlamentin p ë p g ë shpërndarja e parlamentit ndhodh në dy situata dhe ju e dini fare mirë është e para shikuar në kushtetutë. Dhe për sa i përket vetingut për ta shtuar këtë nen në kodin penal po ashtu i propozuar nga zoti Bushati, por mendoji që ka ardh nga zoti.. vetë kryeministri jo nga ju zoti Bushati, pa të keq po ta them. Por, ky nen, ironia e këtij neni është se edhe vetë zoti Braho e kundërshtoi këtë nen, që do të thotë edhe për të ishte masë shumë e rreptë. Kështu që magjino ku ka arritur kuvendi i shqipërisë, ju lutem reflektoni në momentin që bëni nene të tilla, ne do shikojmë si ëëë opozitë, ta rishi, ta ri shqyrtojmë këtë nen sepse vërtetë ëë vë në pikëpyetje faktin se mund të jetë jo në përputhje me kushtetutën por gjithashtu edhe me ëëëë të drejtat e njeriut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit