Ditën e djeshme në KZAZ-të e Kamzës dhe Vorës u shënuan tensione të forta.
Mbështetës të opozitës, së bashku me policë bashkiakë, tentuan të prishnin KZAZ-të dhe të shkatërronin materialet zgjedhore.
Ata u përplasën gjithashtu me policinë, e cila kishte marrë urdhër, që të ruante KZAZ-të.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht 31 persona, ndërsa tre të tjerëve i janë vënë prangat.
Gjithashtu është konstatuar se të arrestuarit në Vorë, kanë kapërcyer hekurat e shkollës 9-vjeçare në Marqinet dhe i kanë vënë flakën një kutie kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.
Ndërkohë në mesin e të arrestuarve është edhe zv.kryetari i Bashkisë së Kamzës.