Informacion paraprak
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës
Një person është qëlluar me armë dhe ka mbetur i plagosur.
Të shtënat me armë kanë filluar që në rrugën dytësore në Maminas.
Mendohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy makinave.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Julian Meçaj.
Ky i fundit është transportuar për në spital.
Ndërkohë xhami i parë i makinës ku ndodhej Meçaj, me targa AA 005 MJ është bërë shoshë nga plumbat.
Sipas dëshmitarëve okularë besohet se, Julian Meçaj, është një nga ushtarët e Lul Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.
Gjithashtu dyshohet se si pasojë e të shtënave ka edhe të plagosur të tjerë.