Braçe humb toruan dhe i hakërrehet gazetares: Urdhrat konsumoi me shefin në zyrë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.06.2019, 12:30

Zv. kryeministri Erion Braçe iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me çështjen e përgjimeve.

Ai zhvilloi një debat të ashpër me gazetaren e Faxnews.

Kjo e fundit i kërkoi shpjegim në lidhje me përgjimet e dosjes 339, nëse është normale që Astrit Avdylaj i kërkon shefit të ujësjellësit listën e punonjësve.

Gjithashtu Braçe u pyet edhe për standartet e dyfishta në PS, ku nga njëra anë ish-ministri Tahiri konsiderohet dru i kalbur, ndërsa nga ana tjetër eksponentët socialste të kapur në përgjime, jo.

Kjo pyetje ka nervozuar Braçen, i cili në debat e sipër i është drejtuar gazetares, duke i thënë që ti konsumoj urdhrat në zyrë me shefin.

Më tej në përfundim të intervistës, teksa po ngjiste shkallët e parlamentit, Braçe bën me gisht drejt gazetares

Pjesë nga debati:

Erion Braçe- Ambrozia Metës: Çlirohu nga emocionet, lërja emocionet… a mund ta mbaroj unë?!

Gazetarja Ambrozia Meta- Braçes: Nuk kam fare emocion, kam shqetësim për përgjimet që dalin, jam e shqetësuar për standardet. Pse nuk ndiqet i njëjti standard që ndoqët me Saimir Tahirin.

Braçe- Metës: Ti e TV tuaj e shpallet Tahirin kriminel, tashmë i dilni në mbrojtje…., deri dje ti personalisht dhe televizioni yt e keni shpallur Tahirin bandit, shyqyr që tashmë po e shpallni të pafajshëm

Meta-Braçes: A është normale ky terror ndaj punonjësve? O do votoni, o do ikni nga puna

Braçe-Metës: E di ti ç’është terrori? Terror është të vritet deputeti 1 muaj para zgjedhjeve, terror është të vendoset pistoleta te koka.

Meta- Braçes: Pse s’mbajnë përgjegjësi eksponentët e PS?

Braçe- Ambrozia Metës: Urdhrat bëji në TV tuaj, konsumoji me drejtorin në zyrë.

Meta-Braçes: Nuk janë urdhëra, janë pyetje!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit