Sarri prezantohet te Juventusi: Ish-lojtarët më quajnë tradhëtar, ja pse nuk i zbuloj mesazhet

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20.06.2019, 12:26

Ditën e sotme ishte prezantimi zyrtar i Mauricio Sarrit si trajner i Juventusit.

Në konferencën për shtyp, tekniku u shpreh se të jesh pjesë e bardhezinjve është një kënaqësi e madhe, pasi Juventusi është klubi më i rëndësishëm në Itali.

Gjatë intervistës, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët me dashje e kanë bërë të flasë për Napolin dhe tradhtinë ndaj tyre, siç thonë napoletanët.

Sarri u shpreh:

Juventusi? Në Premier League ishte shumë mirë, por më pas ndjeva dëshirën për t’u rikthyer në Itali. Dhe Juventusi, klubi më i rëndësishëm në Itali, më dha këtë mundësi. Ishte një ndjesi e fortë kur më kontaktoi Juventusi, nuk kam parë asnjëherë një shoqëri të jetë kaq e vendosur për të marrë një trajner."
Ronaldo? Dua të ndikojë për mirë te rekordet e Ronaldos. Po flasim për një top-player, atë që qëndron më lartë se të tjerët që kam stërvitur. Do të doja ta ndihmoja që të arrinte shifra më të rëndësishme. Kam stërvitur edhe te Çelsi apo te Napoli lojtar të mirë”.
Tradhtia? Ish-lojtarët e mi më kanë quajtur tradhtar, por mund ta thonë këtë gjë për të jetuar më mirë aty dhe për t’u përshtatur, ndërsa mesazhet private janë shumë ndryshe, nuk mund t’i zbuloj. Në Napoli, mënyra si ika, ndodhi për një zgjedhje të huaj për respekt. Në jetën time kam respektuar këdo. Për fanellat që kam përfaqësuar kam dhënë 110%, siç do bëjë edhe te Juventusi”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit