“Bomba” e Realit në merkato, 130 mln euro + një super lojtar për Neymarin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20.06.2019, 10:54

Real Madridi duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato. Pasi ka zyrtarizuar gjashtë futbollistë të rinj dhe ka shpenzuar plot 303 mln euro, klubi spanjoll po përgatitet edhe për "bombën" e radhës.

Sipas “Mundo Deportivo”, Reali i Madridit do të tentojë dëshirën e hershme, brazilianin Neymar.

Ky i fundit nuk është aspak i lumtur te PSG-ja dhe ka shprehur hapur dëshirën për t'u larguar. Reali ndërkohë ka përgatitur ofertën e bujshme për yllin brazilian.

Bëhet me dije se Perez është gati të japë 130 milionë euro plus Belen ose James Rodriguezin, për të arritur te sulmuesi i PSG-së.

Nuk dihet se sa mund të pranonte Neymar të shkonte te Reali, pasi mediat spanjolle bëjnë me dije se ai dëshiron të rikthehet te Barcelona , aty ku ka kaluar vitet më të mira të karrierës së tij.

Reali duket se ka marrë vrull dhe nuk i mjaftojnë blerjet aktuale, por do tentojë edhe goditjen më të bujshme të merkatos verore.

Burimi: Mundo Deportivo| Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit