Kush është ushtari i bindur i Saimir Tahirit, Robert Aga?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.06.2019, 08:25

Në përgjimet e bëra publike sëfundmi nga gjermania “Bild”, del emri i Robert Agës, i cili mësohet të jetë shefi i policisë Dibër.

Ai del në përgjimet e Bild teksa bisedon me ish ministrin Tahiri dhe i thotë atij “Jam ushtari jot i bindur”.

Aga ka qënë një prej drejtuesve të policisë të perfshirë në trafik droge

“Exit” ka bërë një përmbledhje të shkurtër, në të cilën tregon se kush është Robert Aga.

Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër. Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës.

Image result for robert aga

Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në dhjetor 2017, Exit.al publikoi disa dokumente sekrete që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim.

Në këto dokumente përmendet dhe emri i Robert Agës.

Vëllai i tij Pajtim Aga njihet si biznesmes në qarkun e Dibrës. Sipas disa mediave, Pajtim Aga prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit