“Po sikur droni të kishte një bombë”, ja si u bënë shqiptarët “armiq” me Michel Platini

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18.06.2019, 11:13

Mëngjesin e sotëm, bota e futbollit është tronditur nga një lajm i bujshëm. Ish-Presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion.

Mbi francezin rëndojnë akuzat e dhënies në mënyrë të paligjshme të drejtat e organizimit të Kupës së Botës 2022 ndaj shtetit të Katarit.

63-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.

Michel Platini ka një karrierë të lavdishme si futbollist, por mesa duket, kostumi i zyrtarit e ka shkatërruar si njeri.

Platini është një njeri i "urryer" edhe nga shqiptarët. Gjithçka lidhet me deklaratën e tij të famshme pas ngjarjes së 14 tetorit të 2014-ës në Beograd ku Ballist Morina ngriti dronin me Shqipërinë e madhe.

Platini u shpreh:

Po sikur ai droni të kishte një bombë, e imagjononi ç'mund të kishte ndodhur?"

Një deklaratë e çuditshme, e pakuptimtë dhe në momentin e gabuar. Në atë periudhë Platini ishte president i UEFA-s dhe ky instutucion i dha fitoren në tavolinë Serbisë, por gjithçka u ndryshua në CAS dhe drejtësia u vu në vend.

Gjithsesi, me fjalët që nxori nga goja, Platini i bëri "armiq" shqiptarët të cilët në rrjetet sociale sot janë gëzuar për arrestimin e tij./JOQ Albania/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit