Një lajm i bujshëm ka tronditur mëngjesin e sotëm botën e futbollit.
Ish-Presidneti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar.
Legjenda franceze, Platini, 63 vjeç, u zgjodh në vitin 2007 dhe shërbeu si president deri në vitin 2015, kur u ndalua nga Komiteti i Etikës i FIFA-s për një seri shkeljesh.
Paraprakisht mësohet se Platini është futur në dhomat e paraburgimit mëngjesin e të martës, pasi akuzohet për dhënien e Botërorit në Katar.
Mësohet se Platini është marrë në ambientet e Zyrës Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore.