Ky sezon që u mbyll ka qenë padyshim një nga më të dështuarit për brazilianin Neymar. Futbollisti më i shtrenjtë në botë po kalon dëmtime të shpeshta njëri pas tjetrit dhe në fushën e lojës nuk po duket thuajse fare.
Sikur mos mjaftonin dëmtimiet, braziliani është bërë edhe protagonist i një skandali, pasi ndaj tij vjen një akuzë e rëndë për përdhunim.
Kaq ka mjaftuar që në Paris t'u soset durimi dhe tashmë janë të bindur që të largojnë lojtarin.
Sipas “L’Equipe”, gazetës më të madhe sportivë në vend, drejtuesit e klubit tashmë kanë dyert hapur për Neymarin, duke menduar që të heqin qafë një telash të madh.
Largimi i tij do rregullonte ndjeshëm edhe problemet me Fair Play-n Financiar e rrjedhimisht me UEFA-n.
Gazeta franceze insiston se në rast të një ofertë të majme, klubi nuk do të refuzonte transferimin, përkundrazi, pret që të vijë një e tillë.
Problemi është se aktualisht nuk janë të shumta klubet që mund të shpenzojnë rreth 200 milionë euro për të.
Burimi: L’Equipe| Përshtati: JOQ Albania