Një fanellë e veshur nga bejzbollisti Babe Ruth është cilësuar si një prej objekteve më të shtrenjta të shitura në histori.
Fanella, e cila i përket viteve 1928-1930, është shitur në ankand kundrejt çmimit marramendës prej 5.64 milionë dollarësh.
Hunt Auctions, e cila është edhe kompania që ka drejtuar shitjen në ankand të shtunën në mbrëmje, bën me dije se çmimi i ri është një rekord.
Fanella e shitur të shtunën ka thyer rekordin e një fanelle precedente të mbajtur veshur po nga Babe Ruth, e cila është shitur kundrejt vlerës prej 4.415.658 dollarësh.
Ankandi është mbajtur në stadiumin Yankee, i cili njihet ndryshe edhe si “Shtëpia që ndërtoi Ruth”.
Fanella e Yankees ishte pjesë e një koleksioni objektesh që familja e Ruth kishte vendosur në shitje. Mbessa e tij, Linda Ruth Tosetti ka bërë me dije se një pjesë e të ardhurave të fituara nga shitja, do të shkojnë për bamirësi.
Babe Ruth luajti për 22 sezone në Ligën Madhore të Bejzbollit dhe konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit.
Ai fitoi shtatë kampionate të World Series dhe theu një numër të madh rekordesh nga karrierës së tij, para se të dilte në pension në vitin 1935.
Burimi: Gazzetta.it |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania