Pas thashethemeve të shumta si arsyeja kryesore e ndarjes mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk, Lady Gaga duket se e ka hedhur tërësisht pas ndarjen me ish-bashkëshortin.
Këtë herë ajo është filmuar teksa puthet në buzë me një burrë të martuar, gjatë performancës në një prej resorteve në Las Vegas.
“Fatlumi” që ka marrë këtë puthje nga artistja është trumpetisti Brian Newman.
Në një video të publikuar në Twitter, 33 vjeçarja Gaga shikohet teksa i mban dorën artistit Newman, 38 vjeç, e në të njëjtën kohë i këndon atij serenatë.
Ajo këndon këngën “Darling kiss me” dhe më pas, të dy bashkojnë buzët për të dhënë një puthje të ngrohtë.
Një burim ka thënë për US Weekly:
Gaga është beqare që prej ndarjes nga ish i dashuri, 50-vjeçari Christian Carino, në muajin shkurt.
Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania