Françesko Toti është padyshim legjenda e Romës dhe e kombëtares italiane,
I larguar prej dy vitesh nga futbolli i luajtur, ish-sulmuesi i njohur tentoi të kontribonte te Roma si drejtor, por duket se nuk ia ka dalë me sukses dhe ka zyrtarizuar largimin nga ky post.
Megjithatë, ai e ka të pamundur të qëndrojë larg futbollit dhe kësaj here do të rikthehet te kombëtarja italiane.
"Il messaggero" shkruan se kapiteni legjendar ka marrë një ofertë Federata për të qenë pjesë e stafit ku do të ndihmojë trajnerin Roberto Mancini.
Pritet që Toti si një ish-kampion bote me Italinë në vitin 2006, të karikojë edhe më shumë të rinjtë e sotëm dhe të rikthejë kombëtaren italiane, aty ku i takon.
Burimi: Il messaggero| Përshtati: JOQ Albania