Prej më shumë se një muaji po qarkullon lajmi se çifti i famshëm i telenovelave hispanike, William Levy dhe bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutierrez, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Sipas mediave çifti i famshëm i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare.
Thashethemet nisën pasi William dhe Elizabeth nuk janë parë më së bashku në evente profesionale apo festa familjare.
Aktori dhe modelja nuk kanë postuar më fotografi me njëri-tjetrin që nga festimi i ditëlindjes së William në prill.
Kjo ka ngritur alarmin se marrëdhënia e çiftit, që janë prindër të dy fëmijëve Christopher Alexander dhe Kailey Alexandra, ka marrë fund.