Një 28-vjeçarje e cila është influencuese në Instagram dhe dikur ka qenë pjesë e televizioneve është arrestuar për trafikim droge.
Jordan Finlayson u paraqit ditën e djeshme në një gjykatë të Sidneit (14 qershor) pasi u arrestua të enjten pasdite me të dashurin e saj, 30-vjeçarin Martin Roser.
Gjatë arrestimit, zyrtarët dyshohet se sekuestruan edhe lëndët narkotike duke përfshirë heroinën, metilamfetaminën dhe butirorolaktonin.
Çifti u arrestua si pjesë e ‘Strike Force Petal’, një operacion i madh policor në Sidnei që synonte trafikimin e drogës në brendësi të qytetit.
Të dy u akuzuan për 15 vepra penale në lidhje me furnizimin e dyshuar të drogave të paligjshme duke përfshirë dy akuza për furnizimin e barnave të ndaluara në një sasi tregtare.