“Gjithçka nisi dy vite më parë”, Ky është qeni i zgjuar i cili mund të thotë “përshëndetje”

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14.06.2019, 20:25

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjet tregon një qen i cili mund të “thotë” përshëndetje (Hello).

Emri i këtij qeni të zgjuar 6-vjeçar është George, dhe ai emocionohet aq shumë kur rreth tij ka njerëz sa nis t’i ndërpresë.

Pronarja e tij, Kathryn Schofield, thotë se miku i saj me katër putra nisi ta përsëriste fjalën papritmas para dy viteve.

Pas kësaj ajo u kujdes që t’ia përsëriste aq shumë derisa ai ta mësonte siç duhej.

Videoja pothuajse e pabesueshme tregon George të shrirë në prehrin e të zonjës ndërkohë që të dy përsërisn fjalën “Hello”.

Schofield tregon:

Prej disa kohësh tashmë ai mund të thotë ‘hello’, por është shumë e vështirë që ta kapësh në kamera sepse sapo fillon ta filmosh ai emocionohet. Ai vjen direkt tek kamera dhe e fut hundën ngjitur me të...”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit