Leo Messi është duke zhvilluar përgatitjet e tij me kombëtaren e Argjentinës në kuadër të Kupës së Amerikës, kompeticion i cili fillon zyrtarisht sot.
Gjatë një stërvitje, Messi shfaqet duke gabuar me portën e boshatisur vetëm pak metra larg saj.
Këtë moment të Messit e ka ndarë me fansat, faqja e njohur, “Chefaticalavitadabomber" e cila ka postuar videon e Messit dhe rastin e humbur.
Teksa të gjithë tifozët tallen, në mbështetje të argjentinasit, ka dalë modelja shkodrane Erjona Sulejmani.
Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, është munduar ta ngushëllojë Mesin duke postuar një koment inkurajues.
Ajo shkruan:
Komentin e saj, Erjona e ka shoqëruar dhe me disa “emoji”. Kujtojmë që Erjona është divorcuar nga Xhemaili dhe aktualisht ajo po shijon në maksimum beqarinë e saj.