Kosova me stadium të ri, ja super projekti që ia kalon dhe “Arenës Kombëtare”

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.06.2019, 17:29

Pasi është duke bërë paraqitje fantastike si në Ligën e Kombeve, ashtu edhe në eleminatoret e Europianit, tashmë Përfaqësuesja e Kosovës do të bëhet me një stadium të ri dhe super modern.

Aty, Kosova do të luajë ndeshjet e saj kualifikuese dhe ku sigurisht do të ketë më shumë kushte e më shumë hapësira për tifozerinë e zjarrtë të “Dardanëve” e cila mbush në çdo ndeshje tribunat.

Sot në Prishtinë, është prezantuar projekti i parë i stadiumit kombëtar, i cili është parashikuar që të ndërtohet në Drenas.

Ai do të jetë një impiant modern, i cili do të ketë të gjitha tribunat e mbuluar dhe një kapacitet prej 30 mijë spektatorësh, ashtu si edhe hapësira të tjera për stërvitje përkrah tij, parking apo ambiente tregtare.

Ky është projekti i më i madh infrastrukturor sportiv që është bërë ndonjëherë në Kosovë e Shqipëri, si dhe impianti më i madh gjithashtu, duke llogaritur se “Arena Kombëtare” në Tiranë përllogaritet të ketë pak më shumë se 22 mijë vende të ulura.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit