Një situatë totalisht e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në stadiumin e Real Madridit.
Teksa ishte duke u mbajtur ceremonia e prezantimit të Eden Hazard, një tifoz me fanellën e Barcelonës ka qenë i pranishëm në stadiumin “Santiago Bernabeu” duke i provokuar të gjithë.
Menjëherë pasi është pikasur nga fansat e Realit, i riu është bombarduar me vërshëllima dhe kontestime nga 50 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.
Ndërkohë që tifozi katalanas, nuk ka nguruar, duke e hequr menjëherë fanellën që mbante veshur, për të shmangur një konflikt të mundshëm.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: