Moment prekës: Mbi 100 infermierë mblidhen për t’u përshëndetur me kolegen që dhuroi organet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.06.2019, 11:26

Disa pamje shumë prekëse, në të cilat shihen mbi 100 punonjës të një spitali që dalin në korridor për të përshëndetur dhe nderuar një infermiere, e cila dhuroi organet para se të vdiste, janë bërë virale në internet.

58 vjeçarja Mary Desin ndërroi jetë në mënyrë të papritur më 2 korrik, pasi pësoi një dëmtim në tru.

Gruaja punoi për 39 vite si infermiere në spitalin University of Pittsburgh Medical Center's Hamot, në Erie dhe vijoi edhe pas vdekjes së saj që të shpëtojë jetët e pacientëve, duke dhuruar organet.

Mbi 100 kolegë të saj rrethuan rrugën ku kaloi trupi i Desin, pasi kishte dhuruar veshkat dhe mëlçinë.

I biri, Matthew James Desin, tha për Good Morning America:

Ishte shumë emocionuese. Thuajse të gjithë njerëzit kishin shpërthyer në lot. Njerëz që as që i njihja më vinin afër dhe më ngushëllonin, duke u treguar shumë të dashur me mua dhe duke më treguar se sa e donin e sa e respektonin time më. Ata thonin se ajo i frymëzonte për të vijuar më tej në karrierën e tyre. Prisja të ishin rreth 20 persona, apo një pjesë e vogël përfaqësuese e stafit, por aty kishte mbi 100 vetë".

Kolegët e përshkruajnë Maryn si një grua shumë të dashur, e cila ndihmonte këdo që i dilte para.

Ajo e donte punën e saj si infermiere dhe luftoi deri në frymën e fundit që me bujarinë e saj të ndihmonte çdo pacient.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit