Ekziston një parfum që ka aromën e spermës, i cili është nxjerrë në treg një dekadë më parë.
Vetëm së fundmi, krijuesi i kësaj arome ka treguar se nga është frymëzuar për të sjellë në treg një parfum kaq të pazakontë.
I quajtur ‘Secretions Magnifiques’ ky parfum është frymëzuar nga epidemia e SIDA-s që shpërtheu në vitet 1980.
Parfumi i parë nga Etat Libre d'Organge, i cili përfshinin edhe aromat e gjakut, djersës dhe pështymës, ka dalë në treg një dekadë më parë.
Ky parfum ka fituar një popullaritet të madh pasi njerëzit e blejnë nga kurioziteti.
Krijuesi i këtij parfumi, Etienne de Swardt ka shpjeguar se u frymëzua për të sjellë aromën e spermës si një përfaqësuese e frikës që njerëzit kishin në vitet ’80 që të përfshiheshin në marrëdhënie seksuale.
Epidemia e SIDA-s dhe HIV-it u përhap nëpër botë në vitet 1980, duke vrarë mijëra njerëz në një kohë kur u shkencëtarët dinin shumë pak rreth kësaj sëmundjeje.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania