Me rritjen e popullsisë globale vjen në rritje edhe kërkesa për mish.
Për këtë arsye, studiuesit japonezë janë duke kërkuar mënyra të reja alternative siç mund të jetë mishi artificial.
Shoji Takeuchi, profesor në Universitetin e Tokios, u shpreh:
Kështu, kërkuesit po përdorin qelizat muskulare të kafshëve për krijimin e atij që është quajtur bifteku artificial.
Procesi i kultivimit zgjat rreth një javë, ndërsa sa i përket shijes, studiuesit thonë se do të implementojnë yndyrë, gjak e madje edhe kocka në mishin artificial për ta bërë atë sa më pranë shijes së mishit të vërtetë.
Nëse kërkuesit japonezë ia dalin të krijojnë mishin artificial me bazë qelizat e kafshëve, ndikimi pozitiv do të ishte i madh edhe në mjedis.
Kjo pasi për të krijuar këtë lloj mishi nuk është e nevojshme vrasja e kafshëve.