JOQ Albania
Home

Rezultatet e frikshme të studimit: Njerëzit gëlltisin të paktën 50,000 grimca plastike çdo vit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/06/2019 23:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit gëlltisin dhe thithin me anë të frymëmarrjes me mijëra grimca plastike çdo vit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi që në qendër ka ndotjen plastike.

Sipas rezultateve të këtij kërkimi, një person gëlltit ose thith të paktën 50,000 grimca plastike çdo vit.

Mendohet se numri real të jetë akoma më shumë i lartë.

Këto mikro-grimca plastike, që krijohen nga shpërbërja e produkteve nga më të ndryshmet si veshjet sintetike, gomat, lentet e kontaktit etj., gjenden tashmë kudo në planet, nga akullnajat më të larta deri në fundin e oqeaneve.

Shkencëtarët shtuan gjithashtu se konsumimi i ujit nga shishet plastike e rrit në mënyrë drastike numrin e grimcave të konsumuara.

Ende nuk dihen efektet që mikro-plastika ka në organizmin e njeriut, por dihet se ato mund të lëshojnë substanca toksike.

Burimi:The Guardian|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania