Të gjithë e njohin deputetin karizmatik Eduart Ndocaj, i cilësuar gjerësisht si “Kaubojsi”.
Ai kandidoi fillimisht nën siglëne PS-së por duke ngelur i zhgënjyer nga rilindja, iu largua kësaj partie, për të hapur partinë e tij.
Mirëpo, pas largimit nga PS, fati nuk i eci dhe aq mirë në punët e politikës, e në zgjedhjet e fundit në të cilat mori pjesë, Ndocaj nuk arriti të merrte asnjë mandat.
Si pasojë, u largua drejt Italisë, ku jeton prej vitesh dhe ka ngritur biznese mjaft të fuqishme.
I ftuar në “Thumb”, Kaubojsi u pyet nëse kishte në plan të bëhej pjesë e ndonjë partie apo të kandidonte në shtetin fqinj.
Si për çudinë e të gjithëve pranoi se kishte marrë pjesë në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Itali, pranë partisë së Matteo Salvinit.
Ndocaj u shpreh: