Katastrofat natyrore pushtojnë Shqipërinë/ Nga tërmetet në Korçë tek përmbytjet në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.06.2019, 12:06

Shqipëria është prekur nga fatkeqësitë natyrore gjatë ditëve të fundit. Në Korçë janë regjistruar mbi 50 lëkundje tërmeti, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta. Më i prekuri nga tërmetet është fshati Floq.

Në total, 200 shtëpi kanë pësuar dëmtime serioze dhe nuk janë më të banueshme. Për këtë arsye shumë qytetarë janë evakuuar dhe për momentin po qëndrojnë në çadra. Qytetarët janë ankuar për kushtet në çadra, ku sipas tyre mungojnë ushqimet dhe shtretërit. Ata kërkojnë që shteti të shpallë gjendjen e emergjencës, gjë të cilën duhet ta kishte bërë më herët. Mesa duket kryeministri Edi Rama nuk do t'ja dijë shumë se çfarë po ndodh me banorët në Korçë, pasi është i zënë duke prezantuar kandidatët socialistë për bashkitë.

Sikur të mos mjaftonte tërmeti, Shqipëria prej më shumë se 24 orësh ndodhet nën regjimin e shiut. Si pasojë e reshjeve të shumta, qytete të ndryshme në Shqipëri kanë pësuar probleme të shumta. Në Tiranë pjesa më e madhe e qytetit është nën pushtetin e ujit. Kjo ndodh për shkak se pusetat janë të bllokuara dhe bashkia nuk ka bërë pastrimin e tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në vend që të merret me problemet jetike të banorëve të Tiranës, vazhdon me projektet fasadë. Kujtojmë këtu se para pak ditësh Veliaj u prezantua nga Rama si kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe dy pika shi nxorrën në pah sesa seriozisht ka punuar bashkia për qytetin.

E njëjta gjë edhe në qytetin e Durrësit, i cili kthehet në një Venecia të vogël sa herë bie shi. Në Durrës nuk ndërhyhet prej vitesh në sistemin e kanalizimeve, ndërsa punimet bëhen sa për sy e faqe, pasi me dy pika shi, u ça asfalti i hedhur vetëm dy javë më parë në rrugën e stadiumit. Kjo tregon edhe njëherë punët shkel e shko të Rilindjes, të cilën natyra e nxjerr gjithmonë zbuluar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit