JOQ Albania
Home

“Këtu ka marrë fund gjithçka”/ Spitali i Shkodrës në pikë të hallit, mungojnë medikamentet kryesore
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/05/2019 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shëndetësia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Kjo jo vetëm për shërbimin, por edhe për mungesë e medikamenteve. Ashtu si në çdo qytet të vendit, edhe Shkodra nuk kishte si të mos përfshihej nga ky fenomen.

Në një denoncim për redaksinë e JOQ Albania, një infermier tregon se në Reanimacionin e spitalit të Shkodrës, ka mungesë të theksuar medikamentesh. Ai tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ky pavion.

Karroca e infermierit duhet të ishte plot e përplot me ilaçe, por në të vërtetë medikamentet numërohen me gishtat e dorës. Disa nga medikamentet që mungojnë në karrocën e infermierit janë shiringat, pambuku, alkooli, sonda për aspirim dhe ajo për lavazh nazo-gastrik. Për të vazhduar më tej me medikamente si ultrakolteni apo predizoloni.

Edhe në pediatri gjendja është katastrofë, pasi i gjithë pavioni ka vetëm një aerosol. Denoncuesi thotë se personeli mjekësor është i trembur, ndërsa shton se në spital ka marrë fund gjithçka.

Denoncimi për JOQ Albania

Persh.JOQ Albania. Kjo ashte karroca e Infermierit te Reanimacionit ne spitalin e Shkodres. Duhej te ishte e mbushur plot e perplot.,e medikamente,shiringa te te gjithe llojve,2 cc,5 cc,10 cc,20 cc. Pambuk Alkol,Sonda per aspirim te madhesive te ndryshme,si dhe sondat per lavazh nazo gastric,duhej te ishin nga 5 ampula te disa medikamnetev per Urgjenca,me date skadence,por edhe Ultrachoteni,apo predizoloni hapet ne nade e mahet ne shiringe derisa te maroje.E njeta gja edhe me Antibiotikun. Ne spitalin tone mungon reanimatori Pediater,cdo rast urgjent niset per Tirane. Ketu ne Peditri ka vetem nje aerosol krejt pavioni,ashte katastrofe. Na zfte nadja shnosh,se ketu ka marre fund gjithshka. Personeli mjksore ashte i tremun. Shifni fotografit vete o pupull.