Po shkonte në protestë, policia ndalon biznesmenin e njohur kuksian

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2019, 19:34

Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati ak denoncuar në rrjetet sociale ndalimin nga policia të biznesmenit kuksian Xhelil Dida.

Thuhet se Dida ishte nisur për në protestën e opozitës në Tiranë, teksa është shoqëruar nga forcat policore.

“Faxweb” mëson se Dida ndodhet ende i shoqëruar në komisariat, ndërsa policia e Kukësit nuk jep asnjë detaje lidhur me rastin.

Biznesmeni mbeti i lënduar dhe në protestën e mbajtur në datën 11 Maj nga opozita e bashkuar, ndërsa asokohe mori mjekim në spital.

Raste të shoqërimeve të qytetarëve ka pasur sot dhe në Korçë dhe në Elbasan.

Ai shkruan:

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi biznesmenin e njohur kuksian z. Xhelil Dida. Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise tek Ura e Drinit te Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te adermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera shqiptare te tjere. Pa asnje arsye ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore. Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames. Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes! #Xheliljemimety #asnjehappas #Ramaik

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit