Nën hetim për pemët në autostradën Tiranë-Durrës, Bashkia e Tiranës i ka shitur “Fushës” pisha mbi 5500 euro

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.05.2019, 20:22

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi pak kohë më parë, se qeveria po punon për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës. Në projekt do të përfshihet edhe zgjerimi i rrugës, që do të thotë se pemët do të rrafshohen sërish. Sipas BIRN, Bashkia e Tiranës i shty planet për zëvendëzsimin e palmave të thara me pisha në nëtor të 2017-ës.

Dy muaj më vonë, bashkia nënshkroi një kontratë me Fusha shpk, duke e përjashtuar nga ligji për prokurim publik, metodë që përdoret në raste të veçanta. Kontrata kishte vlerën 332 milion lekë dhe parashikonte mbjelljen e pishave nga mbikalimi i Kamzës deri te ai i Kasharit. Këto para i shtohen 90 milion lekëve, që u përdorën për mbjelljen e palmave.

Kontrata e bashkisë e Fusha shpk, u denoncua nga PD dhe u kallëzua në prokurori. PD akuzonte Veliaj se po paguante 5 milion lekë për një pishë. Gjithashtu Fusha shpk, po hetohet edhe për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje e barazisë në tendera". Çështja ndërkohë është ende nën hetim dhe nuk ka të ndaluar.

Ndonëse kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka kthyer në reklamë mbjelljen e pemëve, për ato në autostradë nuk është ndier fare. Sipas BIRN, fondet për mbjelljen e pishave, u miratuan në fund të vitit 2017, pas ndryshimit në buxhetin afat mesëm. Kontrata u ekzekutua plotësisht gjatë muajve janar-maj 2018. Nga prilli deri në shtator, BIRN i ka dërguar 3 kërkesa për informim bashkisë, por ka marrë mbrapsh 3 shkresa, ku nuk i ishin kthyer përgjigje pyetjeve të kërkuara.

Në korrespondencën e katërt në tetor të 2018-ës, erdhi përgjigja se informacioni i kërkuar ishte sekuestruar nga prokuroria. Në mungesë të një përgjigjë, BIRN bëri numërimin në terren, ku rezultuan 405 pisha. Më pas u pyetën tregtarët e drurëve në Kavajë dhe Tiranë dhe rezultoi se çmimi i pishave shkon nga 700-1000 euro. Ndërkohë Bashkia e Tiranës i ka paguar Fusha shpk, shuma deri në 5500-6500 euro.

Heqja dhe vendosja e pemëve kanë shkaktuar një dëm të madh në buxhetin e shtetit, problem i cili është evidentuar edhe nga KLSH-ja. Ndërkohë ARRSH, e hoqi përgjegjësinë nga vetja kur u pyet nëse ishte në dijeni për zgjerimin e rrugës, duke ja kaluar përgjegjësinë Bashkisë së Tiranës.

Shkrimin e plotë nga Reporter.al mund ta lexoni këtu.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit