Një përplasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në Prishtinë.
I plagosur në këmbë me dy plumba ka mbetur Mehmet Elshani, i njohur ndryshe si menaxheri i disa VIP-ave.
Ai menaxhon labelin “OnRecords” ku bëjnë pjesë disa reperë dhe këngëtarë të njohur nga Kosova, duke përmendur këtu Feron, Kidën, etj.
Nuk dihet ende asgjë për gjendjen shëndetësorë të të plagosurit.
Sipas dyshimeve të para, në konflikt është përfshirë grupi i mbështetësve dhe miqve të reperit Fero, i cili njihet për marrëdhënie të tensionuara me reperë rivalë.
Megjithatë, vetë reperi nuk ka bërë të ditur asgjë dhe situata mbetet ende për t’u verifikuar.