Fotografohen kafshët e egra shqiptare

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09.05.2019, 19:07

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka realizuar mbi 300 fotografi të kafshëve të egra në habitatin e tyre.

Mësohet se fotot e këtyre kafshëve të egra janë bërë në zonat e thella të Pukës dhe Mirditës.

Fotot e këtyre kafshëve janë bërë nga kamerat kurth të PPNEA-së. Kjo shoqata ka bërë të ditur edhe se sezoni i monitorimit të jetës së egër në rajonin Pukë-Mirditë është mbyllur me sukses.

E ditur bëhet edhe se këtë vit për fat të keq këtë vit shoqata nuk ka pasur fatin qe të kapte një individ të rrëqebullit të Ballkanit, por kanë evidenca ku rrëqebulli iu afrua kutisë kurth.

Krahas fotove kjo shoqatë ka publikuar ka shkruar edhe se:

Pukë – Mirditë, kamerat-kurth të PPNEA-së shkrepin mbi 300 foto të jetës së egër. Sezoni i monitorimit të jetës së egër në rajonin Pukë-Mirditë është mbyllur me sukses, plot me foto dhe video spektakolare, të cilat nuk janë shkrepur e filmuar kurrë më parë. Gjatë këtij monitorimi janë shkrepur mbi 300 foto të llojeve të ndryshme, ku mbizotëron rrëqebulli i Ballkanit, xhevahiri i maleve tona. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga fotografitë më të spikatura të sezonit te monitorimit dimër – pranverë 2019 si dhe disa foto nga procesi i monitorimit të kutisë – kurth. Fatkeqësisht, këtë vit nuk patëm fatin qe të kapim një individ të rrëqebullit të Ballkanit, por kemi evidenca ku rrëqebulli iu afrua kutisë kurth. Ky monitorim u realizua në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit – Faza IV”, mbështetur nga fondacioni Euronatur. “

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit