“Helmimi nga uji mund të ndodhë edhe në Tiranë”

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07.05.2019, 21:34

Një situatë alarmante është krijuar në Bulqizë ku çdo ditë rritet numri i personave të shtruar në spital, pasi janë helmuar nga uji i pijshëm. Kështu pretendohet pasi ende nuk kanë dalë rezultatet e analizave të ujit të pijshëm që janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Çdo ditë vazhdon të rritet numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm e që kërkojnë ndihmë në spital. 113 ka shkuar sot numri i personave të helmuar, por që ende shteti dhe institucionet përkatëse nuk kanë dalë në një reagim zyrtar.

Kurse një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania, se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Tiranë. Ai shkruan se prishja e sahateve dhe mbushja e pusetave të ujit të pijshëm me ujë të ndotur, po kthet në një rrezik për jetën e tyre.

Po ashtu në mesazhin që ai ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania është raportuar pranë Ujësjellësit të Tiranës, rreth 5 javë më parë por edhe nuk është marrë asnjë masë.

Gjithashtu, ai ka nisur edhe disa foto që tregojnë se në ç ‘gjendje janë pusetat e ujit që pretendohet se është i pijshëm, të cilat flasin më shumë se 1000 fjalë.

Për këtë, problem ai ka shkruar edhe në faqen e Ujësjellësit në rrjetet sociale, por nuk ka marrë përgjigje.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, dua te raportoj nje problem qe kemi me Ujesjelles Kanalizime Tirane: Prishja e sahateve dhe mbushja e pusetave te Ujit te Pijshem me Uje te ndotur, duke u bere rrezik per shendetin tone. Ky rast eshte raportuar prane UK Tirane qe me 30 Mars (5 jave me pare) por nuk eshte marre asnje mase. Ju lutemi raportojeni kete problem, ne menyre qe mos te perseritet ngjarja e Bulqizes, ku disa dhjetra banore shfaqen probleme me shendetin... Nuk po kerkojme ndonje ndere ndaj UKT, thjeshte po kerkojme te bejne detyren per te cilen paguhen dhe kane detyrim ligjor per ta bere...’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit