JOQ Albania
Home

Flet me tone të ashpra Haradinaj: Ata që mbështesin ndryshimin e kufirit do të varrosen politikisht
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 07/05/2019 16:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e sotme është shprehur para mediave se ata që duan të ndajnë shqiptarët do të varrosën politikisht.

Edhe ditën e djeshme ministri i Tregtisë Endrit Shala tha së taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj. Ditën e djeshme skadoi edhe ultimatumi i i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç drejtuar autoriteteve kosovare që ta heqin taksën 100 për qind, në të kundërtën ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit.

Me tone të ashpra, kryeministri i Kosovës Haradinaj e komentoi edhe njëherë idenë e ndryshimit të kufijvë me Serbinë.

Ai u shpreh:

Ideja e Vucic, Dacic, e të tjerëve, kushdo qofshin ata, vazhdon prej një shekulli. Prej një shekulli serbët gatuajnë në kuzhinat e veta idenë e ndarjes të tokave të shqiptarëve. Por tani është një brez tjetër dhe e kanë marrë vesh, që nuk mund t’i ndajë njeri tokat e shqiptarëve.
Ata mund të bëjnë fqinjësi me shqiptarët nëse duan por nuk mund të luajnë më kufijtë në Ballkan. Do të varrosen krejt politikisht ata që marrin këtë rrugë.”

Haradinaj foli edhe për takimin me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilin u raportua se ishte shumë i ashpër.