Peshku endemik i Koranit po shfaroset

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 01.05.2019, 14:38

Peshku Koran është një peshk endemik, që rritet vetëm në ujërat e liqenit të Ohrit, prandaj kërkon një kujdes të veçantë gjatë peshkimit për ruajtjen dhe shumimin e tij.

Ky peshk endemik ka një trup të gjatë dhe ngjyrë te argjendtë të mbyllur në shpinë, kurse në bark ka ngjyrë të bardhë të argjendtë, pendët kurrizore i ka ngjyrë të kuqërreme, ndërsa të tjerat ngjyrë të argjend dhe në dy anët e kurrizit ka pika të kuqe.

Siç thamë më lart, Korani është një peshk endemik për të cilin duhet treguar kujdes i veçantë.

Por, një peshkatar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se peshku Koran po shfaroset.

Ai ka nisur edhe disa foto, në të cilat shikohet qartë se peshku Koran po peshkohet duke mos respektuar as një prej kritereve.

Peshkatari tregon se është një person me inicialet A.D, ai që e ka bërë liqenin e Pogradecit sikur të ishte shtëpia e tij dhe se po i njëjti person nuk i lejon peshkatarët të punojnë si duhet.

Po ashtu ai shkruan se ky person ka futur edhe paratë e peshkatarëve në xhepat e tij. Më poshtë po ju sjellim edhe disa fotot që flasin më shumë se 1000 fjalë.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ! jam nje peshkatar nga Pogradeci shik c behet ne liqenin e Pogradecit. Kete thon qe nk lejohet gjuetia e sterfit po Z.A.D. lejon disa persona qe jan ne interes te ti kurse pjesen me te madhe e la pa pun peshkataret e paguan lejen e peshkimit dhe tani nuk i lejon te punoje sic kan punuar gjithomon i la te gjithe rrugve te gjith jan zhytur ne borxhe qe kan investuar per mallin. Z.A.D e ka ber si pronen e vet liqenin e Pogradecit. Peshkatareve ju doli i pa bes ju thoshte paguani lejeat se do punoni si gjithmon por tani nk i lejon qe te punoj kjo quhet vjedhe e lejave te peshkimit ku shkuan gjith keto para A.D. i vuti ne xhepin e tija parat e peshkatarve. Nuk i lejon peshkataret te punoj. Peshkataret nk i ka ndaluar askush kan 20 vjet qe punoj del zoti ky dhe i ndalon qe ky ka te drejt ti perkrahi peshkataret ky i shfarosi fare.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit