Gratë që pinë kafe, verë të kuqe dhe konsumojnë rregullisht fruta e perime mund të kenë një mbrojtje më të lartë kundër kancerit të gjirit.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i kryer nga Kongresi Evropian mbi Obezitetin në Glasgou.
Sipas këtij studimi, rreziku i kancerit të gjirit pas menopauzës mund të reduktohet tek gratë me këtë dietë.
Kafja, vera, frutat, perimet dhe drithërat përmbajnë acide fenolike, të cilat rezultojnë të kenë një efekt mbrojtës kundër kancerit.
Mjedra, boronica, mollët, agrumet, kumbullat, qepët, misri dhe tërshëra janë burime të pasura të acideve fenolike.
Studimi përfshinte 11.028 gra me kancer të gjirit të cilat u analizuan se sa shumë acide fenolike, duke përfshirë acidet hydroxycinnamic dhe hydroxybenzoic, kishin konsumuar gjatë jetës.
Studiuesit zbuluan se gratë që konsumonin produktet të tilla ushqimore kishin një rrezik të reduktuar të kancerit me 65%.
Burimi: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania