JOQ Albania
Home

Studimi: Njerëzit mund të nuhasin edhe me gjuhë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/04/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qelizat e shijes në gjuhë përmbajnë receptorë të njëjtë me ata të nuhatjes që gjenden në hundët tona.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim rezultatet e të cilit janë publikuar së fundmi.

Gjetjet sugjerojnë se përbërësit kryesorë të aromës ushqimore, shija dhe aroma, punojnë së bashku në gjuhë, në vend që të kombinohen së pari në tru.

Për të studiuar nëse gjuhët njerëzore mund të nuhasin, kërkuesit janë frymëzuar nga gjarpri. Dihet tashmë që ky zvarranik nxjerr jashtë gjuhën e tij për të nuhatur aromat që qarkullojnë me molekulat e ajrit.

Ekspertët shpresojnë se duke mësuar saktësisht se si krijohet ndjesia e aromës, mund të zhvillojnë një ditë agjentë që modifikojnë shijen për të ndihmuar në luftimin e sëmundjeve të lidhura me dietën ushqimore.

Studimi është kryer nga Monell Chemical Senses Centernë Filadelfia dhe Universiteti i Nju Jorkut.

Shkencëtarët nga këto universitete kanë përdorur metoda gjenetike dhe biokimike për të studiuar qelizat e shijes së njeriut të rritur në një pjatë.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania