”Ne nënat duam të dimë të vërtetën’’/ Revolta e qytetarve nuk ndalet pas vdekjes së 25-vjeçares një orë pasi lindi

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25.04.2019, 08:24

Një ngjarje e rëndë ndodhi para tre ditësh në maternitetin e Elbasanit. Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë pas lindjes. U tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak , por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kadiologu erdhi tre orë me vonesë.

Ditën e djeshme, familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrovës kanë protestuar para Gjykatës kundër mjekëve. Sipas tyre ata janë përgjegjësit e vetëm për humbjen e vajzës së tyre, por dy mjekët që u arrestuan për vdekjen e të resë u lanë të lirë.

Ndërsa mëngjesin e sotëm një qytetare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se nënat, vajzat e reja, por çdo qytetar i këtij vendi duhet t’i bashkohet homazhit për Rexhinën.

Ky homazh do të bëhet sot në orën 10 para maternitetit të Elbasanit dhe se njerëzit që do shkojnë duhet të jenë me një qiri në dorë për Rexhinën.

Po ashtu ajo shkruan se të gjitha vajzat e reja mund të jenë si Rexhina nëse padrejtësitë që ndodhin sistemin shëndetësor në vendin tonë nuk marrin fund.

Gjithashtu ajo ka shkruar se Rexhina është kambana e alarmit dhe se ajo iku nga kjo botë pa ndjerë mirë aromën e vajzës që solli në jetë.

Ndër të tjera gruaja që ka shkruar tregon se është vetë nënë dhe ngre pyetjen në mesazhin e saj se sa vlejnë nënat në Shqipëri?

Mesazhi i plotë që ka nisur në redaksinë e JOQ Albania:

Thirrje per Jeten! Edhe un mund te isha Rexhina! Ne, nenat ... ne qe e kemi provuar dhimbjen e lindjes. Ne qe dhurojme jeten, ne qe e dime sesa e bukur, emocionuese eshte te lindesh nje femije. Ne, nenat qe e provuam dhimbjen dhe e harruam ate kur ne krahe mbajtem krijesen tone. Ne nenat e dime qe Rexhina e donte shume krijesen e saj. Ajo nuk ishte e palexuar, ajo kerkonte dhe donte te bente zgjedhjen me te mire per Alean....Ajo iku e deshiruar per aromen e bijes se saj. Ne nenat , ne qe lindem e jemi ne jete ne mund te ishim Rexhina. Rexhina, eshte per ne sot kembana e alarmit! Sa vlejm ne nenat? Ne qe zvarritemi shpesh here dyerve te spitaleve, ne qe shohim ne syte e mjekeve me shprese! NE JU BESOJME JETEN!!! E pra ne, ne nenat sot kemi te drejten me legjitime Tju kerkojme Llogari! Ne nenat duam te dime te VERTETEN! Ne nenat per Alean, per Rexhinen. Ftojme te gjitha nenat, vajzat e reja, te gjithe shoqerine ti bashkohet Homazhit per Rexhinen! Neser ne oren 10:00 ne martenitetin e Elbasanit Te gjithe me nje qeri ne dore per Rexhinen tone. Cdo njeri nga ne e ndjen se gjerat nuk mund te ecin me keshtu! Drejtesi per Rexhinen! Edhe une mund te jem Rexhina! Ju bejme THIRRJE PER JETEN!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit