Kylian Mbappe është momentalisht një nga futbollistët më të mirë në botë. Sulmuesi francez po gëzon një formë të jashtëzakonshme te PSG-ja.
Mbrëmjen e djeshme, ai ishte protagonisti kryesor në fitoren ndaj Monacos me 3 golat e tij.
Megjithatë, përveç golave, ajo që ra në sy në takimin e djeshëm ishte goli i parë i shënuar prej 20-vjeçarit.
Me shpejtësinë e tij të frikshme e tij i Mbappe ka vrapuar me 38 km\h duke vendosur një rekord në futboll.
Lojtari që kishte vrapuar më shpejt ishte Leroy Sane në sezonin e kaluar me 35.48 km/h.
Gjitashtu me sprintin e djeshëm francezi ka kaluar edhe Usain Bolt i cili ka thyer rekord në 100 m.
Rekordi i vendosur nga Bolt për 100 m ishte 9.58 sekonda dhe me një shpejtësi prej 44.72 km/h, ndërsa mesatarja e tij në gara ka qenë 37.58 km/h.
We can say that Mbappe is fast 💨 pic.twitter.com/pYwthj8NEa
— Feri (@feri221b) April 21, 2019