Emrat/ Këta janë 4 personat e ndaluar për grabitjen disa milionë euroshe në Rinas

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.04.2019, 10:06

Katër persona janë ndaluar ditën e djeshme në Elbasan, si të dyshuar në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas ku u vodhën disa milionë euro.

Personal e ndaluar ditën e djeshme

  • Alkond Bengasi
  • Renaldo Sula
  • Saimir Çela
  • V.O nga Fushë-Kruja

Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë.

Ndërkohë për grabitjen është shoqëruar dhe një person tjetër, i cili ishte punonjës në një servis në Elbasan, ku dyshohet se është bërë modifikimi i furgonit që u përdor për grabitjen. Mësohet se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera nga ana e pronarit pikërisht Klement Çala, i cili ka nëshkruar kontratën përmes kushëririt të tij.

Kanë dalë pamjet nga servisi ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni i grabitjes së Rinasit, si furgon i Hetimit Tatimor. Servisi ndodhet në aksin e vjetër rrugor, pranë metarlugjikut dhe është në pronësi të Gent Sharrës i cili është shoqëruar në polici.

E gjithë grabitja në Rinas ndodhi për 5 minuta. Mesa duket grabitësit kishin dijeni për gjithë trasnfertën dhe për orarin e saktë kur nisej avioni. Sipas dëshmive, grabitësit kanë hyrë lehtësisht në mjediset e aeroportit, duke qenë se automjeti i tyre mbante mbishikrimin “Hetimi tatimor”, që dyshohet të jetë falsifikuar.

Viktimë nga kjo grabitje mbeti Admir Murataj.

Ata kanë përdorur më pas maskat, ndërsa kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe granata dore. Të tjerët kanë mundur të largohen, duke i vënë më pas flakën automjetit me të cilin udhëtonin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit