Volodymyr Zelenskiy aktori i humorit është bërë tashmë president i Ukrainës. Ai fitoi zgjedhjet përballë presidentit Petro Poroshenko.
41-vjeçari fitoi vota nga më shumë se 70% e popullit.
Ai e kishte përshkruar kandidaturën e tij si “sprova e një njeriu të thjeshtë, i cili do të shkatërronte sistemin e vendosur”.
Në një fjalim që mbajti gjatë popullit ukrainas ai e cilësoi politikën të zhytur në korrupsion.
Zelenskiy shtoi se do t’i drejtohej ish-presidentit Poroshenko për këshillë nëse do të kishte nevojë.
Presidenti i ri, pa përvojë në politikë e njoftoi fitoren në një bar i rrethuar nga gazetarë.