“Zgjedhje si të Enver Hoxhës nuk do mbahen më 30 qershor, Rama do ikë”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 21.04.2019, 20:40

Edhe pse sot është e kremtja e Pashkës, banorët e Unazës së Re kanë vijuar me protestën e tyre kundër projektit që ka në plan prishjen e më shumë se 300 shtëpive e bizneseve.

Në krah të banorëve edhe mbrëmjen e sotme ka qënë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ai paralajmëroi të gjithë shqiptarët se rrezikohen të gjenden në të njëjtin hall, si banorët e Unazës së Re.

Balliu shprehet:

Hall më të zi se të të vinë tek dera e shtëpisë e të të nxjerrin nga shpia nuk ka. Uroj që ajo që u ka ndodhur këtyre qytetarëve, të mos i ndodhë asnjëherë. Në qeverisjen e PD, halle si këto nuk do t’i kenë kurrë më. Zgjedhje të pandershme prodhojnë qeveri të cilat mbështesin projekte mafioze, si ai i Edmond Begos. Qeveri të dala nga këto zgjedhje nuk merren me qytetarët, por shohin interesat e hajdutëve. Nëse duam ta bëjmë Shqipërinë, fillohet nga zgjedhjet e lira, ju garantoj se marrëveshje me kriminelë si Edi Rama nuk bëjmë. Diskutimet fillojnë kur Edi Rama ikën. Ju garantoj se nuk ka fuqi, as Edi Rama, as Erion Veliaj, të ndalojë çka kemi nisur, revoltën mbarëkombëtare. Nuk do të ketë mundësi që Edi Rama të rikthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës më 30 qershor.”

Foto Ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit