Mesditën e sotme në kanionet poshtë shpellës së Pëllumbasit, pesë persona kanë mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.
Njëri nga pesë personat, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije ka ndrydhur kaviljen në ngjitje të kanionit. Ata kanë lajmëruar urgjencën mjekësore e më pas policinë e cila ndodhet edhe tani në vengjarje.
Urgjenca mjekësore ka dhënë ndihmën e parë edhe pse terreni ka qenë i vështirë. Personi i cili ka dëmtuar kaviljen është 42 vjeç dhe që prej orës 14:00 kishin mbetur të bllokuar në kanion.