Gjatë emisionit të njohur sportiv “Tiki Taka” të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një episod i çuditshëm.
Sigurisht që protagoniste ka qenë Wanda Nara.
Ajo është fiksuar keq në studio me një spektaktor të quajtur Pavarotti Vaduva.
Por çfarë kishte të veçantë ky djalosh?
Ai është sozia i Mauro Icardit, që me pamjen e tij ka befasuar edhe vetë modelen.
Kjo e fundit ka ftuar sozinë e bashkëshortit të saj në një darkë në Milano dhe më pas ka postuar foton, e ulur në mes të dyve.
Ngjashmëria mes tyre është vërtet e madhe.